Gara hapet, dera blu mbyllet/ Leka: Zgjedhjet në PD, komedi e Berishës ndaj…

Gara hapet, dera blu mbyllet/ Leka: Zgjedhjet në PD, komedi e Berishës ndaj…

Pikat kryesore

  • Në këtë kontekst, analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka shprehur kritika të forta lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berisha në krye të saj.
  • Deklaratat e tij vijnë në një moment kur gara për drejtimin e Partisë Demokratike pritet të përcaktojë jo vetëm lidershipin e ri, por edhe orientimin politik të opozitës në vijim.
  • “Kam kuptuar që Sali Berisha në krye të PD është njeriu më i pagjetur për një forcë politike dhe koha na dha të drejtë.

Partia Demokratike ka hyrë zyrtarisht në një fazë të re të procesit të saj të brendshëm zgjedhor, pasi këtë të enjte, më 30 prill, në orën 12:00 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të forcës më të madhe opozitare në vend. Në këtë kontekst, analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka shprehur kritika të forta lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berisha në krye të saj. Sipas Lekës, situata aktuale përbën një “komedi tragjike”, duke theksuar se Berisha mbetet figura dominuese dhe e pakonkurrueshme brenda partisë, ndërsa kundërshtarët e tij në garë i konsideron të panjohur dhe pa peshë reale politike. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur gara për drejtimin e Partisë Demokratike pritet të përcaktojë jo vetëm lidershipin e ri, por edhe orientimin politik të opozitës në vijim. “Kam kuptuar që Sali Berisha në krye të PD është njeriu më i pagjetur për një forcë politike dhe koha na dha të drejtë. Fakti që pas 35 vitesh ne jemi mbledhur dhe komentojmë komedinë tragjike të një pjesë të shoqërisë shqiptare. Është vërtet një komedi kjo, që kemi Sali Berishën përballë një njeriu krejt të panjohur për ne. Duhet të kishin gjetur një njeri pak më simpatik. Unë mendoj që Sali Berisha e ka partinë e vet. Nuk ka pasur nevojë që të bënte këtë lloj loje me simpatizantët e vet. Të gjithë e dimë që ajo është partia e tij dhe e familjes së vet”, u shpreh Leka. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Procesi i zgjedhjes në PD nuk ka seriozitet”/ Kthupi ngre pyetjen: Berisha kur i depozitoi dokumentet?! Shqipëri-SHBA marrëveshje për energjinë/ Leka: Më e madhja që është bërë deri më sot! Lajm i mirë për vendin “PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Sali Berishës

Lini një Përgjigje