Pikat kryesore
- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews.
- Salianji ka thënë se Berisha ka kapur sipas tij partinë dhe është në bashëkpunim me Kryeministrin Edi Rama.
- “Unë nuk pres zbutje nga dikush, sepse nuk ia ka lënë babai atë.
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews. Salianji ka thënë se Berisha ka kapur sipas tij partinë dhe është në bashëkpunim me Kryeministrin Edi Rama. “Unë nuk pres zbutje nga dikush, sepse nuk ia ka lënë babai atë. Ajo është investim i miliona shqiptarëve dhe demokratëve. PD është aset publik; unë nuk pres që pronari të më japë leje për të hyrë në pronë. Ne jemi bashkëpronarë të gjithë anëtarët e PD-së. Unë e kam rritur dozën, sepse është ekspozuar. Lëvizja ime ka ekspozuar një gjë, që jemi në një regjim Rama-Berisha. Rama kontrollon institucionet bashkë me këtë zotërinë, sepse Rama ia ka dhënë vulën me të njëjtën trupë gjykuese që më çoi mua në burg. Do të vazhdoj betejën politike duke i pyetur demokratët: pse ka frikë ai kur ka mbështetje? Pse është frikacak në këtë moshë? Ka 36 vite që dominon PD-në, pse ka frikë?