Lokalet përshtaten për lojëra fati/ Tiranë, policia zbulon 9 raste në një javë, 6 të…

Lokalet përshtaten për lojëra fati/ Tiranë, policia zbulon 9 raste në një javë, 6 të…

Pikat kryesore

  • Gjatë javës që lamë pas, Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet dhe operacionet në terren kundër lojërave të fatit të paligjshme.
  • Aksionet janë përqendruar kryesisht në disa zona problematike të kryeqytetit, ku janë evidentuar dhe goditur ambiente të përshtatura posaçërisht për zhvillimin e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.
  • Sipas burimeve zyrtare, ambiente të ndryshme, kryesisht lokale shfrytëzoheshin nga pronarët dhe administratorët.

Gjatë javës që lamë pas, Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet dhe operacionet në terren kundër lojërave të fatit të paligjshme. Aksionet janë përqendruar kryesisht në disa zona problematike të kryeqytetit, ku janë evidentuar dhe goditur ambiente të përshtatura posaçërisht për zhvillimin e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme. Sipas burimeve zyrtare, ambiente të ndryshme, kryesisht lokale shfrytëzoheshin nga pronarët dhe administratorët. Në këto hapësira ishin vendosur makineta elektronike si dhe tavolina për lojëra pokeri. Vetëm gjatë një jave, strukturat e Policisë së Tiranës kanë ndërhyrë në nëntë raste të ndryshme, të shtrira në zonat e Astirit, Kombinatit dhe në disa zona të tjera përreth. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë arrestuar gjashtë persona, të cilët në pjesën më të madhe rezultojnë të jenë pronarë apo administratorë të lokaleve ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, policia ka në kërkim edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në organizimin dhe menaxhimin e këtyre ambienteve. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të implikuar, si dhe për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lokali përshtatet për lojëra fati/ Tiranë, arrestohet administratori, sekuestrohen makinat dhe tavolinat e pokerit Me 1 mijë fara kanabisi në makinë/ Tiranë, pranga 66-vjeçarit Lojëra fati në lokal/ Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

Lini një Përgjigje