Trump refuzon si të papranueshme propozimin e Iranit për marrëveshje: Nuk jam i kënaqur…

Trump refuzon si të papranueshme propozimin e Iranit për marrëveshje: Nuk jam i kënaqur…

Pikat kryesore

  • Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se propozimi i ri i Iran për një marrëveshje me SHBA është i papranueshëm duke e ka refuzuar atë.
  • “Nuk jam i kënaqur me atë që kanë ofruar”, është shprehur Trump në një komunikim me mediat.
  • Propozimi iranian, sipas burimeve ndërkombëtare, përfshin kërkesën për përfundim të plotë të armiqësive dhe jo një armëpushim të përkohshëm, duke kundërshtuar planin amerikan për një pauzë dy-mujore të luftimeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se propozimi i ri i Iran për një marrëveshje me SHBA është i papranueshëm duke e ka refuzuar atë. “Nuk jam i kënaqur me atë që kanë ofruar”, është shprehur Trump në një komunikim me mediat. Propozimi iranian, sipas burimeve ndërkombëtare, përfshin kërkesën për përfundim të plotë të armiqësive dhe jo një armëpushim të përkohshëm, duke kundërshtuar planin amerikan për një pauzë dy-mujore të luftimeve. Teherani gjithashtu kërkon zgjidhje të çështjeve kryesore brenda 30 ditëve. Irani ka bërë të ditur se propozimi i tij është përgjigje ndaj një plani amerikan me nëntë pika dhe se aktualisht nuk po zhvillohen negociata për programin bërthamor, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane. Ndërkohë, Teherani po shqyrton përgjigjen e Uashingtonit ndaj një propozimi të mëparshëm me 14 pika, të dorëzuar përmes ndërmjetësimit të Pakistanit. Në një tjetër deklaratë, Trump është rikthyer edhe te çështja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar sërish dhënien e faljes për të, me argumentin se ai duhet të përqendrohet në situatën e luftës dhe jo në çështje të tjera politike.

Lini një Përgjigje