
Gjatë një debati me Xum Allushin, ky i fundit i përmendi Gjestit një situatë të pakëndshme nga qëndrimi i tyre në shtëpi:
Xumi: Sa erdhi Edi ta zuri femrën (Xhenetën).
Gjesti: Siç ta zura unë ty femrën kur erdha këtu.
Deklarata e Gjestit nuk u prit mirë nga Egli, e cila në një bisedë të gjatë në oborr e vendosi t’i japë një tjetër status: “Nga sot ti për mua je një vëllaçko.”
Pjesë nga biseda:
Egli: Nuk ka lezet. Qesh një milet i tërë. Nga sot ti për mua je një vëllaccko i vogël.
Gjesti: E pse?
Egli: S’po do?
Gjesti: Jo.
Egli: Pse?
Gjesti: S’po dua.
Egli: S’ka vlerësim më të madh. Do të rri afër, më ke aty, nëse ke diçka gabim do të të them që Gjest, e ke gabim, nëse ke të drejtë do të të mbështes.
Gjesti: Jo ti nuk mundesh, sepse ti gjatë gjithë kohës ke sy tjetër.
Egli: Jo, jo, ja do ta shohësh.
Gjesti: Do e shohësh ti.
Në këtë situatë ndërhyri dhe Redoni, i cili nuk ngurroi të komentonte në një video të publikuar nga Big Brother VIP Albania. Reagimi i tij me nota humori tërhoqi vëmendjen e publikut: “Gjest, të ndjej vëlla.”
Kujtojmë që dhe Redoni ka qenë në një situatë të ngjashme me Eglin, kur pas daljes së tij nga shtëpia, ajo deklaroi se e shihte si një “vëlla”.
Tani mbetet të shihet si do të zhvillohet marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit në ditët në vijim, ndërkohë që publiku vazhdon të ndjekë me kuriozitet çdo detaj.
