Protestat e studentëve për Shqipen/ Mickoski: Shumë shpejt, zgjidhja për provimin e…

Protestat e studentëve për Shqipen/ Mickoski: Shumë shpejt, zgjidhja për provimin e…

Pikat kryesore

  • Gjithashtu Mickoski tha se nuk sheh pengesa për avancimin e të drejtave gjuhësore të komuniteteve.
  • Ai theksoi se arsimi mbetet çelësi i zhvillimit të shoqërisë dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të jenë mbi interesat politike.
  • Sipas tij, është e rëndësishme të shmangen, siç i quajti ai, “grackat nacionaliste”, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se të gjithë duhet të kenë të drejtën të përdorin gjuhën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Gjithashtu Mickoski tha se nuk sheh pengesa për avancimin e të drejtave gjuhësore të komuniteteve. Ai theksoi se arsimi mbetet çelësi i zhvillimit të shoqërisë dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të jenë mbi interesat politike. Sipas tij, është e rëndësishme të shmangen, siç i quajti ai, “grackat nacionaliste”, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët. Studentët shqiptarë në Shkup kanë dy vite që kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqip. Ndërsa në dy protestat e tyre të mëdha me 6 prill dhe 18 maj ajo kërkesa u kthye në një mision. Ata i quajtën tubimet e tyre amanet nga të parët për një përfaqësim dinjitoz dhe me respekt të atyre që në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! News Hour me Erneta Shevroja, (24/05/2026) Turqi/ Policia bastis selinë e opozitës! Nxjerr kryetarin e ngujuar, gjykata ktheu ne post ish-liderin I njohur për Shërbimin Sekret amerikan/ Kush ishte 21-vjeçari që hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë?

Lini një Përgjigje