Proces shembullor!”/ Berisha voton për veten në garën pa rivalë dhe sulmon Salianjin:…

Proces shembullor!”/ Berisha voton për veten në garën pa rivalë dhe sulmon Salianjin:…

Pikat kryesore

  • Në garën pa rivalë në Partinë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka votuar për veten, në një proces ku ai është i vetmi kandidat.
  • Për gazetarët ai tha: “Së pari, përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në gjithë Shqipërinë në një proces shembullor.
  • Në një proces në të cilin në mënyrën me demokratike, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij.

Në garën pa rivalë në Partinë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka votuar për veten, në një proces ku ai është i vetmi kandidat. Për gazetarët ai tha: “Së pari, përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në gjithë Shqipërinë në një proces shembullor. Në një proces në të cilin në mënyrën me demokratike, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoj demokratët e tjerë të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor”. Berisha rezervoi edhe një sulm për ish-deputetin, Ervin Salianji, i cili kishte publikuar disa fletë votimi në të cilat demokratët kishin shkruar emrin e tij. Berisha artikuloi akuzat për lidhjen e tij me personazhe të botës së krimit. “Besoj se përplitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit, nuk mundet të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë vend kurrë në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit, është ndarje me jetë e vdekje, askush nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit. Zero”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje