“Prishet arkitektura e partisë”, deputetja e NISMA-s tregon pse Kurti refuzoi emrin e Limajt për kryekuvendar

Deputetja e NISMA-s, Arbreshë Kryeziu, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka treguar se një nga arsyet e Kurtit për refuzimin e emrit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit, ka qenë se “prishet arkitektura e partisë”, shkruan Express. Kryeziu ka thënë se kanë pasur të drejtë kur kanë insistuar në emrin e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit, meqë sipas saj s’mund të jetë niveli i kujtdo qoftë në ulësen e kryekuvendarit. “S’mundet niveli i kujdoqoftë me qenë kryetar Kuvendi, prandaj ne kemi pasur të drejtë që e kërkuam Fatmir Limajn, që e kanë dëshmur veten”, ka thënë ajo./GazetaExpress/

Lini një Përgjigje