Pikat kryesore
- Ditën e sotme, GJKKO ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Goros dhe avokatit të tij dhe të lërë aktive vendimin dhe kërkesën e SPAK, që kërkon rikthimin në qeli.
- Para se ky vendim të ekzekutohet, pritet që Goro ta apelojë në shkallën e dytë të GJKKO-së.
- “Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr.
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili pretendonte pezullimin e vendimit të dënimit me 2 vite burgim dhe rikthimin në qeli për ta vuajtur penalitetin për dosjen e dytë të SPAK, pak pas mbarimit të dënimit të parë në lidhje me tjetërsimin e pronave. Ditën e sotme, GJKKO ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Goros dhe avokatit të tij dhe të lërë aktive vendimin dhe kërkesën e SPAK, që kërkon rikthimin në qeli. Para se ky vendim të ekzekutohet, pritet që Goro ta apelojë në shkallën e dytë të GJKKO-së. “Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.