GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro pasi, kërkoi pezullimin e dënimit…

GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro pasi, kërkoi pezullimin e dënimit…

Pikat kryesore

  • Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili kërkonte pezullimin e dënimit me dy vite burgim.
  • Goro pretendonte shmangien e rikthimit në qeli për dosjen e dytë të SPAK, menjëherë pas përfundimit të dënimit të parë për tjetërsim pronash.
  • Me vendimin e sotëm, GJKKO la në fuqi kërkesën e SPAK, duke konfirmuar qëndrimin e tij në burg.

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili kërkonte pezullimin e dënimit me dy vite burgim. Goro pretendonte shmangien e rikthimit në qeli për dosjen e dytë të SPAK, menjëherë pas përfundimit të dënimit të parë për tjetërsim pronash. Me vendimin e sotëm, GJKKO la në fuqi kërkesën e SPAK, duke konfirmuar qëndrimin e tij në burg. SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros në muajin mars të këtij viti dhe po atë kohë Goro e ka ankimuar në GJKKO. Kjo pasi Apeli i Posacëm konfirmoi dënimin me 2 vite burg. Prokuroria thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të vuajtur. Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të vitit që lamë pas 2025. Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështja u apelua. Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike, si dhe i është sekuestruar një apartament. Ish-kryebashku socialist i Himarës Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke. “Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj”, thuhet në vendimin e GJKKO-së mes të tjerash. “Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Lini një Përgjigje