Pikat kryesore
- 5 maji është ditë zie në Sarajevë në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në vitet ’90.
- Ishte qeveria e Sarajevës, që në vitin 2019, mori vendim që 5 maji të shënohet si Dita e Kujtimit për Fëmijët e Vrarë.
- Muzeu Historik i Bosnje dhe Hercegovinës, që nga shkurti i vitit 2020, po mbledh sende personale të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit, të cilat janë ekspozuar në kuadër të instalacionit memorial “Dhoma e Bardhë”.
5 maji është ditë zie në Sarajevë në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në vitet ’90. Ishte qeveria e Sarajevës, që në vitin 2019, mori vendim që 5 maji të shënohet si Dita e Kujtimit për Fëmijët e Vrarë. Muzeu Historik i Bosnje dhe Hercegovinës, që nga shkurti i vitit 2020, po mbledh sende personale të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit, të cilat janë ekspozuar në kuadër të instalacionit memorial “Dhoma e Bardhë”. Sipas të dhënave zyrtare, 1.601 fëmijë u vranë gjatë katër viteve të rrethimit të Sarajevës (nga 1992-në 1995). Sipas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, së paku 53 prej tyre janë vrarë nga snajperët, ndërsa më shumë se 14 mijë janë plagosur. Për rrethimin e Sarajevës, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar me burgim të përjetshëm Stanisllav Galliçin, ndërsa Dragomir Millosheviç është dënuar me 29 vjet burg. Të dy ata kanë qenë komandantë të njësisë ushatarke Sarajevë-Romanija, i cili e ka mbajtur qytetin nën rrethim për 44 muaj. Disa pjesë të dënimeve të përjetshme të Radovan Karaxhiçit, ish-president i Republikës Sërpska, dhe Ratko Mlladiçit, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, lidhen po ashtu me terrorizimin e popullsisë civile të Sarajevës. Para Tribunalit të Hagës është akuzuar edhe ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, por ai vdiq gjatë procesit, në mars të vitit 2006. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Berisha, zyrtarisht pa garë/ Nuk ka zgjedhje, kryesia e PD: Kandidat i vetëm për kryetar në 23 maj Rama nga Gjirokastra: Do shtojmë financimet për start up-et. Laboratorë smart në shkolla, të gjithë të kenë akses në teknologji! Irani goditi Emiratet e Bashkuara Arabe, reagon Rama: Duhet të mbahet përgjegjës, Shqipëria dënon sulmin terrorist