Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në…

Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë, 5 maj, një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër, ku vuri theksin tek rëndësia në rritje e inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e vendit.
  • Ai nënvizoi se bota e inovacionit është në ndryshim të përditshëm, duke kërkuar më shumë angazhim, investime dhe mbështetje financiare, veçanërisht për të rinjtë.
  • Rama foli gjithashtu edhe për mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin, duke shtuar paralelisht edhe laboratorët smart në shkolla.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë, 5 maj, një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër, ku vuri theksin tek rëndësia në rritje e inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e vendit. Ai nënvizoi se bota e inovacionit është në ndryshim të përditshëm, duke kërkuar më shumë angazhim, investime dhe mbështetje financiare, veçanërisht për të rinjtë. Rama theksoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të interesit për programet e startupe-ve, si dhe planet për zgjerimin e financimit, zhvillimin e projekteve inovative dhe investimet në inteligjencën artificiale dhe sistemet digjitale në arsim. Rama foli gjithashtu edhe për mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin, duke shtuar paralelisht edhe laboratorët smart në shkolla. “Të gjithë bashkë duhet të jemi të vetëdijshëm që bota e inovacionit është një botë që ndryshon çdo ditë. Për të investuar më shumë energji, forca dhe financa. Nuk kemi pasur një rrugë të lehtë në këtë aspekt. Por, po shikojmë që janë hapur disa shtigje, kryesisht për të rinjtë. Me programin tonë të startape-ve e kemi nisur me 40 aplikime dhe sot kemi 1500 dhe më shumë aplikime. Do duhet të bëjmë një seleksionim, përmes mekanizmave që janë ngritur për këtë punë. Ne jo vetëm duhet të shtojmë financimin e startat up-eve, por edhe për të rritur financimin për të rinjtë. Do e fillojmë këtë me festivalin e ardhshëm, ku do të duhet të gjejmë ato prototipe që kanë interes për t’u zhvilluar më tutje. Vajza dhe djem shumë të mirë mund të jenë inovatorë shumë të mirë. Do vazhdojmë që të plotësojmë të gjithë laboratorët e shkollave me sistemin smart. Nga ana tjetër do të punojmë më shumë për t investuar më shumë me inteligjencën artificiale dhe të dhënat digjitale”, tha kryeministri Edi Rama. Rama theksoi se këto iniciativa synojnë t’u japin të rinjve mundësinë për financim dhe vetëpunësim, duke shfrytëzuar potencialin që ofron teknologjia sot. Sipas tij, kjo është një rrugë konkrete për të ndërtuar një të ardhme profesionale më të pavarur dhe më të mirëpaguar. “Përmes programeve të startup-eve ne ftojmë të rinjtë që të paraqesin idetë e tyre dhe të marrin pjesë në këtë program. Projektet që ia vlejnë do të financohen. Do ta rrisim masën e financimit. Sot teknologjia jep mundësinë që çdo kush që është në një moshë të re dhe ka synim, apo qëllim, që të ketë një pagë më të lartë nga sa mund të ofrojë tregu dhe ka vullnet të merret me teknologji, do të ketë mundësi të vetë punësohet. Për të pasur një punë, ku janë vetë zot dhe vetë shkop”, shtoi kryeministri.

Lini një Përgjigje