Pikat kryesore
- Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garohet në një listë të përbashket me Vjosa Osmani, e cila pritet të finalizohet ditëve në vazhdim.
- Abdixhiku deklaroi se kjo do të formalizohet të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
- “Votuam dhe u dakorduam që ta formalizojmë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garohet në një listë të përbashket me Vjosa Osmani, e cila pritet të finalizohet ditëve në vazhdim. Abdixhiku deklaroi se kjo do të formalizohet të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. “Votuam dhe u dakorduam që ta formalizojmë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët. Por, për këtë më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi Abdixhiku para mediave. “Kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani”, shtoi ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! A ka dështuar reforma në drejtësi?/ Endri Shabani: Mbështes reformën, por ka probleme. Paraburgimi në nivele të larta Avokati i Popullit në “Real Story”: Padia në Kushtetuese për zgjedhjen time nuk më shqetëson “Sistem bashkëpunimi me ILD dhe KLGJ”/ Endri Shabani: Zvarritjet e proceseve gjyqësore mbeten ende problem