Avokati i Popullit në “Real Story”: Padia në Kushtetuese për zgjedhjen time nuk më…

Avokati i Popullit në “Real Story”: Padia në Kushtetuese për zgjedhjen time nuk më…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endri Shabani.
  • I ftuar në “Real Story ”, Shabani u shpreh se kjo çështje nuk e shqetëson, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një marrëdhënie institucionale mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.
  • Ai theksoi se mbetet i përqendruar te detyra e tij dhe nuk është pjesë e këtij procesi.

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endri Shabani. I ftuar në “Real Story ”, Shabani u shpreh se kjo çështje nuk e shqetëson, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një marrëdhënie institucionale mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se mbetet i përqendruar te detyra e tij dhe nuk është pjesë e këtij procesi. Duke komentuar debatet e krijuara, Shabani tha se nuk e kupton pse zgjedhja e tij ka prodhuar kaq shumë diskutime dhe tensione. “Ka pasur disa padi, njëra pas tjetrës në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen time. Nuk e di pse kjo çështje prodhoi kaq shumë ndryshim mendimesh apo tension, por kjo është një marrëdhënie mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk jam në këtë proces. Jam i fokusuar te puna ime. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë pretendimet e të dyja palëve dhe unë nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim për punën që ajo bën,” u shpreh ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Sistem bashkëpunimi me ILD dhe KLGJ”/ Endri Shabani: Zvarritjet e proceseve gjyqësore mbeten ende problem Endri Shabani “rrëfen” Avokatin e Popullit: Jam në të njëjtin kah që kam qenë, thjesht ka ndryshuar instrumenti Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi/ Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

Lini një Përgjigje