Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj Kosovës dhe ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik.
Po ashtu, është diskutuar edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Presidentja Osmani ka riafirmuar se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.
Basha kryeparlamentar, Haradinaj: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves Mendimi për motin: Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie Qindra të vdekur në rrëshqitjen e tokës në Sudan, thotë OKB-ja Nesër varroset 35-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Mushtisht 16 vjeçari i plagosur me thikë në Podujevë në gjendje të rëndë, flasin nga Emergjenca