Olsi Bylyku merr gjithë vëmendjen: Dedikimi i tij për Egli Takon ndez rrjetin

Olsi Bylyku merr gjithë vëmendjen: Dedikimi i tij për Egli Takon ndez rrjetin

Pikat kryesore

  • Këngëtari i njohur Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “EX”.
  • Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet një pjesë e tekstit të këngës, ai ka nxitur menjëherë kureshtjen dhe reagimet e shumta të fansave.
  • Vargjet e këngës së re kanë bërë që ndjekësit të jenë të bindur se ky projekt është një dedikim direkt për ish-partneren e tij, Egli Takon.

Këngëtari i njohur Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “EX”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet një pjesë e tekstit të këngës, ai ka nxitur menjëherë kureshtjen dhe reagimet e shumta të fansave. Vargjet e këngës së re kanë bërë që ndjekësit të jenë të bindur se ky projekt është një dedikim direkt për ish-partneren e tij, Egli Takon. Në pjesën e publikuar dëgjohen vargjet: “ Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…”, të cilat kanë nxitur komente të shumta në rrjet, ku shumë prej tyre shkruajnë hapur : “Ja paske dediku Eglit”. Kujtojmë se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i dhanë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare tre vite më parë, një ndarje kjo që bëri mjaft zhurmë në mediat rozë. Edhe pse ka kaluar kohë, duket se historia e tyre vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut sa herë që artisti publikon projekte të tilla.

Lini një Përgjigje