Drenica nënshkruan me portierin e Kosovës që vjen nga Gjermania

Drenica nënshkruan me portierin e Kosovës që vjen nga Gjermania Drenica ka realizuar një goditje të madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit të talentuar të Kosovës U17, Rion Meha, mëson Gazeta Express.

17-vjeçari vjen nga Ingolstadt (Bundesliga U19), ku ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij.

Në Gjermani, Meha njihet si një prej portierëve më premtues të brezit të ri dhe është renditur në top 5 portierët me perspektivë në futbollin gjerman.

Ky transferim shihet si një investim i madh i Drenicës për të ardhmen, por edhe një forcim i menjëhershëm për portën e skuadrës nga Skenderaj.

Drenica nënshkruan me portierin e Kosovës që vjen nga Gjermania Prishtina, Kida nga Kosova, Messi, luani…

Zhegrova përgjigjet në pyetjet e shpejta të Juventusit Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë, Gallapeni e Korenica optimistë para ndeshjes kundër Zvicrës Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City Rabiot në Milan, zbulohen detajet e transferit

Lini një Përgjigje