Pikat kryesore
- Në dekretin e tij, Presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.
- Dekreti i Kreut të Shtetit: Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës, e ligjit nr.
- Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr.
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes. Në dekretin e tij, Presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji. Dekreti i Kreut të Shtetit: Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës, e ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”. Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!