Pikat kryesore
- Gjatë protestës së diasporës përpara Kryeministrisë, një shtetas francez mori fjalën duke shprehur lidhjen e tij me Shqipërinë.
- Ai tha se është i martuar me një shqiptare dhe se prej 10 vitesh e viziton rregullisht vendin, kohë gjatë së cilës është njohur me traditat shqiptare dhe ka nisur ta dojë Shqipërinë.
- Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë përgjigje jashtë vendit, pasi sipas tij liria nuk do të shkruhet as në Uashington dhe as në Bruksel.
Gjatë protestës së diasporës përpara Kryeministrisë, një shtetas francez mori fjalën duke shprehur lidhjen e tij me Shqipërinë. Ai tha se është i martuar me një shqiptare dhe se prej 10 vitesh e viziton rregullisht vendin, kohë gjatë së cilës është njohur me traditat shqiptare dhe ka nisur ta dojë Shqipërinë. Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë përgjigje jashtë vendit, pasi sipas tij liria nuk do të shkruhet as në Uashington dhe as në Bruksel. Ndryshimi, deklaroi ai, do të dalë nga sheshi i protestës. “Nuk jam shqiptar, jam francez, por i martuar me një shqiptare. Prej 10 vitesh vij rregullisht në Shqipëri, kam njohur traditat tuaja dhe kam filluar ta dua Shqipërinë. Liria nuk do shkruhet as në Uashington, as në Bruksel. Ndryshimi do të vijë nga ky shesh. Duhet një gjeneratë e re të marrë pushtetin, një gjeneratë që do ta dojë dhe do t’i shërbejë vendit. Shqipëria ka nevojë për një mentalitet të ri. Jini krenar për të shkuarën tuaj dhe kini besim për të ardhmen dhe mos harroni kurrë që fati i Shqipërisë është në duart e shqiptarëve në mbarë botën”, tha ai.