Presidenti: i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali…

Presidenti: i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali…

string(82) "presidenti-i-sirise-intervistohet-nga-ish-gjenerali-amerikan-qe-e-kishte-arrestuar" Presidenti i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali amerikan që e kishte arrestuar Duke dalë në skenën e një forumi politik në Nju-Jork për intervistë, presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe gjenerali i pensionuar amerikan me katër yje, David Petraeus, e pranuan çudinë e situatës. Al-Sharaa, i cili e rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Bashar al-Assad dhe i dha fund pushtetit 50-vjeçar të familjes së tij në Siri përmes një ofensive ushtarake në fund të vitit të kaluar, është president i vendit nga janari, raporton televizioni “Al Jazeera”. Pas lirimit nga burgu, Al-Sharaa e themeloi Frontin Al-Nusra në Siri në vitin 2012 për të luftuar kundër Assadit. Katër vjet më pas, ky grup i shkëputi lidhjet me Al-Qaedan, ndërsa një vit më vonë, Al-Nustra u bashkua me grupe të tjera për ta formuar grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që do të drejtohej nga Al-Sharaa. HTS-ja ishte cilësuar si “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018, duke i cituar si arsyetim lidhjet me Al-Qaedan, vendim që e shfuqizoi në korrik të këtij viti, kur Uashingtoni e zbuti qëndrimin ndaj Sirisë së periudhës pas Assadit. Shtetet e Bashkuara kishin ofruar shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e Al-Sharaas, të cilin e shfuqizuan vetëm në fund të dhjetorit. Presidenti sirian dhe delegacioni i tij patën takime me disa zyrtarë në Uashington, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio. Me ish-gjeneralin Petraeus, ai mori pjesë në Samitin Vjetor “Concordia”, forum i çështjeve globale që u mbajt në të njëjtën kohë me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ish-gjenerali amerikan jo vetëm që e pranoi situatën e çuditshme, por e shfrytëzoi atë për ta vlerësuar lart Al-Sharaan. Më vonë gjatë intervistës, ai shfaqi shqetësim për mirëqenien personale të presidentit sirian, duke e pyetur nëse po flinte mjaftueshëm. Petraeus tha se Al-Sharaa ka “shumë fansa” dhe se ai është njëri prej tyre. Duke folur për kohën e tij si njëri nga komandantët e Al-Qaedas, Al-Sharaa tha se “ndoshta kishte gabime” në të kaluarën, por ajo që ka rëndësi tani është mbrojtja e popullit sirian dhe e rajonit nga jostabiliteti. Gjermania me kritika për politikën kosovare, bën thirrje për krijimin e institucioneve dhe respektim të Kushtetutës Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara “Do rrëzojmë avionët rusë”- Sa e fortë është në të vërtetë ushtria polake? Presidenti i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali amerikan që e kishte arrestuar Zotëriu i parë i Kosovës pritet në takim nga Zonja e parë e Turqisë në Nju Jork

Lini një Përgjigje