Presidenti i Ekuadorit shpall ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë

Presidenti i Ekuadorit shpall ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë

Pikat kryesore

  • Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, njoftoi se kjo e premte është ditë feste kombëtare, pas fitores kundër Gjermanisë në Botërorin 2026.
  • Me një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në X, kreu i shtetit falënderoi lojtarët dhe stafin teknik për suksesin, pavarësisht “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira”.
  • Në këtë mesazh është dhënë edhe njoftimi i festës kombëtare: “Ditë feste!

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, njoftoi se kjo e premte është ditë feste kombëtare, pas fitores kundër Gjermanisë në Botërorin 2026. Me një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në X, kreu i shtetit falënderoi lojtarët dhe stafin teknik për suksesin, pavarësisht “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira”. Në këtë mesazh është dhënë edhe njoftimi i festës kombëtare: “Ditë feste! Rroftë Ekuadori!” E gjitha kjo atmosferë në Ekuador është krijuar pasi kombëtarja e futbollit mundi Gjermaninë 2-1 në ndeshjen e fundit të grupit, duke u kualifikuar për në fazën e 1/16-ve të kompeticionit që për herë të parë zhvillohet në tri vende: Meksikë, SHBA dhe Kanada. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Temperaturat mbi 40 gradë, Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit Europol: Në Evropë veprojnë 731 rrjete të krimit të organizuar Kujtohet genocidi ndaj çamëve/ Seancë përkujtimore në Kuvend për 82-vjetorin e masakrave greke

Lini një Përgjigje