Pikat kryesore
- Parisi po përballet me një valë të nxehti historike, ku temperaturat kanë arritur deri në 40.9°C, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në qershor.
- Autoritetet kanë masa emergjente për të mbrojtur qytetarët, ndërsa spitalet janë në pikën e mbingarkesës.
- Nga sot në mesditë, konsumimi i alkoolit në hapësira publike ndalohet deri në orën 07:00 të mëngjesit të ditës pasuese, masë që do të përsëritet gjatë fundjavës.
Parisi po përballet me një valë të nxehti historike, ku temperaturat kanë arritur deri në 40.9°C, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në qershor. Autoritetet kanë masa emergjente për të mbrojtur qytetarët, ndërsa spitalet janë në pikën e mbingarkesës. Nga sot në mesditë, konsumimi i alkoolit në hapësira publike ndalohet deri në orën 07:00 të mëngjesit të ditës pasuese, masë që do të përsëritet gjatë fundjavës. Po ashtu, ndalohet shitja e alkoolit për ta marrë me vete në mbrëmje. Spitalet e Parisit raportojnë një rritje të jashtëzakonshme të rasteve emergjente, me katër herë më shumë arrest kardiak brenda 24 orëve, përfshirë edhe të rinj. Përveç kësaj, janë mbyllur shkolla, parqet janë hapur 24 orë, ndërsa atraksione turistike si Kulla Eiffel dhe Luvri kanë kufizuar oraret e vizitave. Vala e të nxehtit ka shkaktuar pasoja të rënda në mbarë Francën: dhjetëra viktima nga mbytjet, fëmijë që kanë humbur jetën pasi u lanë në makina, dy reaktorë bërthamorë të mbyllur për të mbrojtur lumenjtë, si dhe humbje masive në fermat e shpendëve. Mbi 44 milion qytetarë ndodhen nën alarmin e kuq për temperaturat ekstreme, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ditët në vijim do të jenë vendimtare për menaxhimin e krizës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Presidenti i Ekuadorit ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë Europol: Në Evropë veprojnë 731 rrjete të krimit të organizuar Kujtohet genocidi ndaj çamëve/ Seancë përkujtimore në Kuvend për 82-vjetorin e masakrave greke