Nuk lirohet bashkiaku i Rrogozhinës/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për…

Nuk lirohet bashkiaku i Rrogozhinës/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për…

Pikat kryesore

  • Nuk ka shpresë për ish kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla.
  • Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tij për prishje të vendit të dhënë nga Apeli i Posaccëm, që e dënoi Memollën me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022.
  • Ish zyrtari i lartë kundërshtoi vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit, duke pretenduar pafajësi, megjithatë kjo nuk u mor parasysh nga treshja penale Genti Shala relator me anëtarë Ilir Panda dhe Albana Boksi.

Nuk ka shpresë për ish kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla. Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tij për prishje të vendit të dhënë nga Apeli i Posaccëm, që e dënoi Memollën me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022. Ish zyrtari i lartë kundërshtoi vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit, duke pretenduar pafajësi, megjithatë kjo nuk u mor parasysh nga treshja penale Genti Shala relator me anëtarë Ilir Panda dhe Albana Boksi. Kryebashkiaku i Rrogozhinës u fajtor me vendim të formës së prerë në 9 shkurt të këtij viti dhe më pas u vetëdorëzua në polici. Ky i fundit po vuan dënimin me një vit burg në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale Rrogozhinë, ndërsa i kanë mbetur edhe pak muaj për të shlyer. Me një vit burg u dënuan edhe Ndriccim Tafxhafa e Blerim Xhamani, ndërsa Isuf Tosku u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove. SPAK provoi se Edison Memolla aso kohe kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikoi tek Blerim Xhamani një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022. Ndriçim Tafxhafa i premtoi një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim në këmbim që të votonte në favor të Memollës. Ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nis ndërtimi i IEVP-së së re në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim, Apeli i Posaçëm lë sërish në burg Ilir Metën “Zvërneci”, SPAK hetim për tre vepra/ “Ngrijnë” 195 milionë dollarë të tokës, por nuk ka persona në hetim

Lini një Përgjigje