Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit. “Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.”, thuhet në njoftimin e Presidencës. loading…
Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës