Policia Serbe shpall Federata dhe shpallin ndeshjen me “rrezik të lartë” të KF Tërnocit

Policia Serbe shpall Federata dhe shpallin ndeshjen me “rrezik të lartë” të KF Tërnocit

string(78) "federata-dhe-policia-serbe-shpallin-ndeshjen-me-rrezik-te-larte-te-kf-ternocit" Federata dhe Policia Serbe shpallin ndeshjen me “rrezik të lartë” të KF Tërnocit Klubi i futbollit Tërnoci ka bërë të ditur se të dielën, më 28 shtator 2025, në orën 15:30, në stadiumin e tij do të zhvillohet ndeshja kundër KF Bosilegrad. “Duke pasur parasysh ngjarjet dhe padrejtësitë që ndodhën vitin e kaluar në Bosilegrad ndaj KF Tërnocit, Federata ka marrë vendim që ndeshja në Tërnoc të shpallet me rrezik të lartë,” thuhet në njoftimin e klubit. Për këtë arsye, policia serbe do të marrë masa shtesë për sigurinë. Sipas klubit, për herë të parë një ndeshje do të zhvillohet nën një protokoll të plotë sigurie: “Kanë ardhur deri tek vendimi që të merren të gjitha masat e nevojshme, dhe për herë të parë në rajon një ndeshje do të zhvillohet nën një protokoll të plotë sigurie, sipas standardeve më të larta të parashikuara,” nënvizon KF Tërnoci. Në ditët në vijim, klubi do të publikojë në detaje protokollin përkatës, ndërsa u ka bërë thirrje sportdashësve që të tregojnë respekt dhe korrektësi, duke kontribuar në zhvillimin e një atmosfere sportive dhe të sigurt. “Ftojmë të gjithë sportdashësit që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke treguar respekt dhe korrektësi për klubin, lojtarët dhe rregullat e sportit,” përfundon komunikata. /GazetaExpress/ Turki Alalshikh thyen heshtjen sa i përket planëve të tij për të blerë një klub anglez tëë Premier Ligës Federata dhe Policia Serbe shpallin ndeshjen me “rrezik të lartë” të KF Tërnocit Liverpool mund të përdorë nje ’rregullore’ të UEFA-s për të shtuar një lojtar në skuadrën e Ligës së Kampionëve Legjenda e Bayern Munich lëshon kritika të ashpra për transferimin e Florian Wirtz te Liverpooli Juventus njofton emërimin e Drejtorit të ri të Performancës Barcelona lidhet me një sulmues tjetër, në rast se dështon në transferimin e Rashford

Lini një Përgjigje