Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë…

Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë…

Pikat kryesore

  • Taksa e re e karbonit e implementuar nga Bashkimi Europian është një mundësi shumë e mirë që Shqipëria të shfrytëzojë energjinë e rinovueshme.
  • Njoftimi vjen nga ministri Enea Karakaçi, i cili ka qenë i pranishëm në Ministerialin e Energjisë në Malin e Zi për masat që shtetet e rajonit po ndërmarrin që të përafrohen në BE.
  • Taksa e re e karbonit nënkupton taksim shtesë për çdo prodhim energjie elektrike të parinovueshme, çka përbën problem për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Taksa e re e karbonit e implementuar nga Bashkimi Europian është një mundësi shumë e mirë që Shqipëria të shfrytëzojë energjinë e rinovueshme. Njoftimi vjen nga ministri Enea Karakaçi, i cili ka qenë i pranishëm në Ministerialin e Energjisë në Malin e Zi për masat që shtetet e rajonit po ndërmarrin që të përafrohen në BE. Taksa e re e karbonit nënkupton taksim shtesë për çdo prodhim energjie elektrike të parinovueshme, çka përbën problem për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Shqipëria duke qenë kampion i energjisë së rinovueshme në rajon, të shfrytëzojë këtë potencial dhe të rrisë investimet në energjinë e rinovueshme. Kjo politikë e Bashkimit Europian gjen Shqipërinë shumë të përgatitur dhe madje në një proces më konkurrues me të gjitha vendet e tjera”, thotë Karakaçi. Gjithashtu, në këtë ministerial janë theksuar masat mbështetëse që janë ndërmarrë nga qeveria për energjinë e rinovueshme, investimet dhe skemat mbështetëse të ankandeve.

Lini një Përgjigje