Policia e Shtetit njofton masat e reja për vitin shkollor 2025-2026

Policia e Shtetit njofton masat e reja për vitin shkollor 2025-2026

Policia e Shtetit ka bërë të ditur një plan të ri masash për të siguruar rendin dhe sigurinë publike me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2025–2026, që fillon më 8 shtator. Ky plan synon të krijojë një ambient të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Në kuadër të këtij plani, komisariatet do të intensifikojnë praninë e policisë rreth shkollave gjatë orëve të frekuentimit më të lartë. Po ashtu, Policia Rrugore do të vendosë pika kontrolli për automjetet që transportojnë nxënës, duke përfshirë kontrolle për alkoolin dhe testimin teknik të mjeteve.

Një tjetër masë e rëndësishme është mbyllja e lokaleve dhe pikave ambulante afër shkollave që shesin pije alkoolike ose produkte me afat të skaduar, në bashkëpunim me institucionet përkatëse. Gjithashtu, nxënësit do të kontrollohen në hyrje të shkollave për të parandaluar mbajtjen e sendeve të paligjshme. Agron Çeli, drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, theksoi se do të merren masa të rrepta ndaj rasteve të njoftimeve të rreme, duke i vënë autorët përpara përgjegjësisë ligjore.

Lini një Përgjigje