Një aksident i rëndë ka ndodhur në Katalonjë, ku një autobus është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e 10 personave, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur në Santa Susanna, rreth 53 kilometra në verilindje të Barcelonës, kur autobusi doli nga rruga C-31. Sipas informacionit nga Sistemi i Emergjencave Shëndetësore Publike të Katalonjës, në vendngjarje janë dërguar tetë ambulanca, dy helikopterë dhe ekipe të zjarrfikësve për të ofruar ndihmën e nevojshme. Autobusi transportonte gjithsej 53 pasagjerë në momentin e aksidentit, dhe të lënduarit janë transportuar në spitalet e zonës për trajtim. Detajet e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Autobusi përmbys në Katalonjë, 10 të lënduar, dy në gjendje të rëndë