Po dërgohen në emër të institucionit”, policia me paralajmërime për emaile false

Po dërgohen në emër të institucionit”, policia me paralajmërime për emaile false

Pikat kryesore

  • Policia ka bërë të ditur se disa emaile që u janë dërguar qytetarëve për “Ftesë/arrestim të menjëhershëm” nuk janë dokumente zyrtare.
  • Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se këto janë dokumente të falsifikuara për përdorim dhe qëllime të caktuara, si dhe kanë nisur hetimet për këtë rast.

Policia ka bërë të ditur se disa emaile që u janë dërguar qytetarëve për “Ftesë/arrestim të menjëhershëm” nuk janë dokumente zyrtare. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se këto janë dokumente të falsifikuara për përdorim dhe qëllime të caktuara, si dhe kanë nisur hetimet për këtë rast. “Këto informacione, të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara ‘FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM’, të lëshuara, siç potencohen në e-mail, nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL), etj., dhe që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për, siç ceket, ‘Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik’, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftim. Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së: [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejshme. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/06/2025 12:36 Kryeziu kritikon gjuhën fyese ndaj kundërshtarëve politikë: Duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik 11/06/2025 12:33 Tiranë, 21-vjeçari vdes në vendin e punës 11/06/2025 12:30 “Po dërgohen në emër të institucionit”, policia me paralajmërime për emaile false

Lini një Përgjigje