Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci

Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci

Pikat kryesore

  • Hetimi i madh penal për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) është zgjeruar edhe më tej.
  • Sipas dokumenteve gjyqësore dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, pjesë e kësaj lënde penale është edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci.
  • Pikërisht kjo veprimtari afariste dhe dokumentacioni përkatës janë vënë nën lupën e hetuesve.

Hetimi i madh penal për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) është zgjeruar edhe më tej. Sipas dokumenteve gjyqësore dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, pjesë e kësaj lënde penale është edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci. Emri i Rusinovcit figuron në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ka shërbyer si bazë ligjore për bastisje, kontrolle dhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti, që po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në vend. Sipas burimeve, pronari i “Reforma SH.P.K.” po hetohet në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik, në kuadër të dyshimeve për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje dhe veprimtari penale në vazhdimësi të ndërlidhura drejtpërdrejt me rastin e BKS-së. Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes BKS-së dhe “Reforma SH.P.K.”, kompani e njohur që merret me: shitblerjen e veturave, shitje dhe servis të autorizuar për VW dhe Audi, si dhe riparime të veturave pas aksidenteve. Pikërisht kjo veprimtari afariste dhe dokumentacioni përkatës janë vënë nën lupën e hetuesve. Burimet theksojnë se hetimi është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i listës së personave nën hetim, marrja e masave të tjera procedurale, dhe veprime shtesë nga Prokuroria në ditët në vijim. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Sinjali Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 15:11 28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin 01/08/2026 15:10 Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci 01/08/2026 15:05 Zjarr në një objekt në Prishtinë

Lini një Përgjigje