Nivel i lartë perversiteti”- Babai i Selinës shpërthen ndaj Mirit dhe produksionit: “Nuk…

Nivel i lartë perversiteti”- Babai i Selinës shpërthen ndaj Mirit dhe produksionit: “Nuk…

Pikat kryesore

  • Babai i Selin ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri.
  • Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit.
  • Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time.

Babai i Selin ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri. “ Kam shumë mendime po nuk mund ti them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time. Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë. Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e perversitetin. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i errën sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë” , tha ai. Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, që ditën e parë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte një avantazh që pati Kristi dhe i la ata që të flinin në një krevat, që i bëri ata që të afroheshin me njëri-tjetrin. Edhe pse Miri ka thënë se e sheh Selin si vajzën e tij, publiku jashtë nuk e konsideron si të tillë raportin e tyre.

Lini një Përgjigje