Pjesë e grupit të Laert Haxhiajt/ Apeli i Posaçëm ndryshon masën, liron Bujar Abedinin

Pjesë e grupit të Laert Haxhiajt/ Apeli i Posaçëm ndryshon masën, liron Bujar Abedinin

Pikat kryesore

  • Ky i fundit, rezulton pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut.
  • Vendimi u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.
  • Ky i fundit u arrestua në shtator 2023 në kuadër të operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë.

Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia Bujar Abedinin. Ky i fundit, rezulton pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”. Abedini u hetua dhe po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi ngjarje e shënuar në 1 qershor të vitit 2021, rreth orës 21.15 në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë. Ky i fundit u arrestua në shtator 2023 në kuadër të operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë. Grupi kriminal i Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes” me pasojë dy të vrarë dhe dy të plagosur, u zbërthye nga Artan Tafani , i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Laertit s’i erdhi mirë që rrahën Klevion”, Artan Tafani dëshmon si u vendos tritoli në lokalin e Noizy Tritoli te biznesi i tij në Durrës/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme, Noizy dëshmitar në gjyqin e Laert Haxhiut Nga krimet, te shpërthimet me tritol/ Artan Tafani nxjerr emra: Si u njoha me Laert Haxhiun

Lini një Përgjigje