Bileta e urbanit me kartë, shoqatat e transportit kërkojnë të shtyhet afati për POS-et:…

Bileta e urbanit me kartë, shoqatat e transportit kërkojnë të shtyhet afati për POS-et:…

Pikat kryesore

  • Shoqatat e transportit publik njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati, teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve në këtë sektor.
  • Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë.
  • Gjithashtu, mbeten të paqarta mënyrat se si do të realizohet lidhja e pagesës me bankën.

Shoqatat e transportit publik njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati, teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve në këtë sektor. Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë. Por ky shërbim nuk ekziston të transporti publik në vend. Gjithashtu, mbeten të paqarta mënyrat se si do të realizohet lidhja e pagesës me bankën. Në çdo shitje normale të një produkti ekzistojnë opsione të ndryshme pagese: cash, kartë bankare apo forma të tjera elektronike. Si do të aplikohet kjo në transportin urban dhe ndërurban? Një tjetër çështje është infrastruktura teknike. Pajisjet në autobusë si do të funksionojnë, me Ëi-Fi apo me kartë SIM për internet? Edhe kjo përbën një kosto shtesë për çdo mjet. Do t’i paguajë subjekti, qytetari apo institucionet? Prandaj ka ende shumë pikëpyetje që duhet të analizohen dhe diskutohen seriozisht përpara se të vendoset detyrimisht implementimi i këtij sistemi në autobusë. Mendoj që afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohet plotësisht pjesa e kostove, të cilat, për shkak të numrit të madh të transaksioneve, arrijnë në një vlerë të konsiderueshme”, pohoi z. Memaj. Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se nuk parashikohen shtyrje të afateve për vendosjen e pajisjeve POS në transportin publik, një detyrimi tashmë i përcaktuar në ligj. Por drejtues të administratës theksuan se aktualisht nuk parashikohen penalitete të menjëhershme për subjektet dhe se operatorët duhet të nisin përgatitjet për zbatimin e procesit. “Fokusi i iniciativës për implementimin e pajisjeve POS është bërë për të mbështetur turizmin që të kenë mundësi turistët të paguajnë me kartë bankare. Nuk po krijohet një presion i menjëhershëm ndaj operatorëve të sektorit të shërbimit të transportit publik. Ka një punë për ta shtyrë procesin përpara pa i penalizuar subjektet. Monitor.al mëson se çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga sektori po diskutohen me Ministrinë e Ekonomisë, e cila po udhëheq procesin e kalimit drejt pagesave cashless. Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar takime edhe me bankat për të analizuar kostot e transaksioneve financiare dhe mënyrën se si mund të gjendet një zgjidhje për mbulimin e tyre. “Mbetet ende për t’u diskutuar në nivel politikë bërjeje se ku do të ngarkohet kostoja e transaksioneve financiare, tek qytetari, subjektet apo institucionet”, pohuan burimet. Shqetësimi për paqartësitë e zbatimit të procesit dhe çështjes së kostos u ngritën fillimisht nga Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngriti edhe shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban.

Lini një Përgjigje