Kamioni përmbyset në “Rrugën e Kombit”, probleme qarkullimi në një nga korsitë!

Kamioni përmbyset në “Rrugën e Kombit”, probleme qarkullimi në një nga korsitë!

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 maj) në Rrugën e Kombit.
  • Një makinë e tonazhit të rëndë, me targa AB891KA ka dalë nga rruga dhe është përplasur në vendin e quajtur Kolsh.
  • Nga raportimet e para mësohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga mjeti.

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 maj) në Rrugën e Kombit. Një makinë e tonazhit të rëndë, me targa AB891KA ka dalë nga rruga dhe është përplasur në vendin e quajtur Kolsh. Nga raportimet e para mësohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga mjeti. Paraprakisht dyshohet se sistemi i frenimit ka qenë shkaku i ngjarjes. Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, pasi një nga korsitë është bllokuar. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet dhe disiplinuar trafikun, me qëllim kthimin në normalitet.

Lini një Përgjigje