Pikat kryesore
- Fran Gjoka dhe Gëzim Demaj, të dy ish punonjës policie në sektorin e patrullës së përgjithshme në komisariatin e Vaut të Dejës, shpjeguan procedurat e ndjekura në vendin e ngjarjes.
- Përvecc tyre, në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Ergys Kraja mik i afërt i viktimës, i cili foli për njohjen që ka patur me Gjin Boriccin si dhe për shqetësimet që ai i kishte shprehur atij pak ditë përpara se të vritej.
Në procesin gjyqësor “Metamorfoza” me të pandehur shtetasit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka dëshmuan tre persona të tjetë për episodin e vrasjës së Gjin Boriccit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2020 në Shkodër. Fran Gjoka dhe Gëzim Demaj, të dy ish punonjës policie në sektorin e patrullës së përgjithshme në komisariatin e Vaut të Dejës, shpjeguan procedurat e ndjekura në vendin e ngjarjes. Të dy ata mbajtën të njëjtin qëndrim duke thënë se u gjenden rastësisht në vendin e ngjarjes dhe përvecc rrethimit me perimetër sigurie të hapësirës ku ndodhej trupi i pajetë, nuk kryen veprime të tjera, pasi njoftuan sallën dhe grupin hetimor për tu marrë me ngjarjen. Përvecc tyre, në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Ergys Kraja mik i afërt i viktimës, i cili foli për njohjen që ka patur me Gjin Boriccin si dhe për shqetësimet që ai i kishte shprehur atij pak ditë përpara se të vritej.