Pikat kryesore
- Opozita që në legjislaturën e shkuar e bojkotoi të ashtuquajturin komisioni “Xhafaj” rreshtoi kërkesat e saj.
- Suksesi i integrimit në BE do të matet nga forca e institucioneve demokratike, besimi që qytetarët kanë tek ato dhe aftësia e këtyre institucioneve për t’i shërbyer interesit publik në mënyrë transparente.
Socialistët dhe demokratët ujdisën në rregulloren e re që drejtuesi i SPAK të bëjë raportimin vjetor jo më edhe në sallë të kuvendit dhe para 140 deputetëve, por vetëm në dy komisione parlamentare, njëri prej të cilëve është ai që drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Për këtë ndryshim kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e institucioneve ku përfshihen edhe të drejtësisë deklaroi se qëllimi nuk është të cënohet pavarësia, por një e drejtë e parlamentit për të ushtruar kontroll për mirëfunksionimin e e tyre, ku përfshihet edhe SPAK. Opozita që në legjislaturën e shkuar e bojkotoi të ashtuquajturin komisioni “Xhafaj” rreshtoi kërkesat e saj. Në tryezën ku Fatmir Xhafaj qartësoi qëllimin e parlamentit për të forcuar kontrollin ndaj qeverisë dhe institucioneve të pavarura, përfshirë ato të drejtësisë, ambasadori i Hollandës në Tiranë tregoi kushtet që çojnë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Suksesi i integrimit në BE do të matet nga forca e institucioneve demokratike, besimi që qytetarët kanë tek ato dhe aftësia e këtyre institucioneve për t’i shërbyer interesit publik në mënyrë transparente. Parlamenti duhet të ushtrojë një kontroll të vërtetë.