GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

Pikat kryesore

  • Vendimi u mor nga treshja e re e gjyqtarëve që u zgjodh me short pak ditë më parë: Erjon Bani (relator), Rudina Palloj dhe Marinela Osmani.
  • Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se seanca e parë do të nisë në orën 11:00.
  • Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar datën 5 qershor për të zhvilluar seancën e parë për çështjen e dosjes CEZ-DIA, ku po gjykohen ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhit. Vendimi u mor nga treshja e re e gjyqtarëve që u zgjodh me short pak ditë më parë: Erjon Bani (relator), Rudina Palloj dhe Marinela Osmani. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se seanca e parë do të nisë në orën 11:00. Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Sjellim ndërmend se më herët këtë muaj, më 11 maj, pas një seance e cila zgjati afroi 6 orë, Gjykata e Posaçme ndau në dy pjesë procesin, duke pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar, bërë nga Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi. Ndërsa kësa të tre do të gjykohen më vete me procedurë të përshpejtuar, për Metën e Kryemadhin gjykimi do vijojë me procedurë të zakonshme. Për mediat, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se do të sjellin në gjykim mbi 100 dëshmitarë. Kryemadhi u shpreh para mediave: “Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive”. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ngriti sërish shqetësimin e trajtimit të Metës në qeli.

Lini një Përgjigje