Peshëngritje, medalje dhe rekorde/ Sukses kuqezi në Kampionatin Ballkanik të shtangës në…

Peshëngritje, medalje dhe rekorde/ Sukses kuqezi në Kampionatin Ballkanik të shtangës në…

Pikat kryesore

  • Gjithsesi, në moshën 35-vjeçare, Calja vendosi të sfidonte kohën e dëmtimet dhe arriti një tjetër sukses në karrierë.
  • U kampion i trefishtë i Ballkanit, në kampionatin e gadishullit që po zhvillohet në Durrës.
  • Duke kaluar në një peshë më të madhe, 79 kg, ai ngriti 150 kg në shkëputje, 185 në shtytje dhe 335 në dygarësh, me 3 medalje të arta dhe 3 rekorde të Ballkanit.

Nuk është si dikur dhe as nuk mundet që të jetë. Briken Calja ka qenë ai sportist që ka shkëlqyer për Shqipërinë në sportin e peshëngritjes, duke dalë kampion I Europës e nënkampion i botës, si dhe duke pasur rezultatin më të mirë kuqezi në Lojrat Olimpike, vendin e katërt në Tokio në 2021, derisa sa mundësit e natyralizuar Dudajev dhe Valijev fituan medaljet e bronzit në Paris vitin e kaluar. Gjithsesi, në moshën 35-vjeçare, Calja vendosi të sfidonte kohën e dëmtimet dhe arriti një tjetër sukses në karrierë. U kampion i trefishtë i Ballkanit, në kampionatin e gadishullit që po zhvillohet në Durrës. Duke kaluar në një peshë më të madhe, 79 kg, ai ngriti 150 kg në shkëputje, 185 në shtytje dhe 335 në dygarësh, me 3 medalje të arta dhe 3 rekorde të Ballkanit. Shqipëria mori edhe 3 medalje të tjera të arta pasi Ertjan Kofsha, njëra nga shpresat e reja të peshëngritjes kuqezi, u gjithashtu kampion I trefishtë I Ballkanit në peshën deri 94 kg. Në moshën 20-vjeçare ai konfirmoi parashikimet duke dalë I pari me rezultatin 165 kg në shkëputje, 193 kg në shtytje dhe 358kg në dygarësh. Kofsha vendosi rekordet e reja ballkanike. Mjaft e dalluar për kombëtaren edhe Desjana Koni për femra, që fitoi dy medalje Bronzi. Ajo garoi në peshën deri 53 kg, me 90 kg në shtytje, duke dalë e treta, dhe 164 kg në dygarësh, duke qenë sërish në podium./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Enkileda Carja, kampione Europe/ Peshëngritësja merr medalje ari dhe thyen 3 rekorde kontinentale Shtanga ka të ardhme/ Trajneri i Tiranës, Sokol Bishanaku, optimist për medalje “Mund të fitoja të artën”/ Shtangisti kuqezi flet për pas Europianit: Dëmtimi nuk më lejoi të arrija maksimumin

Lini një Përgjigje