Pikat kryesore
- Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në Shqipëri.
- Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.
- Begaj tutje u shpreh se në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në Shqipëri. Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve. Begaj tutje u shpreh se në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka. “Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve”. “Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja. Ftoj në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt. Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, tha ai. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 17:08 Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë 01/08/2026 17:07 Policia për aksionin me 39 të arrestuar: Hetime disa mujore, u zbatuan masa të veçanta për luftimin e krimeve ekonomike 01/08/2026 17:03 U nis t’i ndihmojë banorët në Durrës, automjeti i ushtrisë bllokohet në ujë