Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet

Pikat kryesore

  • Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka mbetur e dëmtuar pas një zjarri të rënë në banesë.
  • Foshnja është transportuar në QSUT dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka mbetur e dëmtuar pas një zjarri të rënë në banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh. Foshnja është transportuar në QSUT dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje