Për Tiranën shpall Fluturojnë çmimet e banesave, rritje 41.7% në 6-mujorin e parë të vitit

Për Tiranën shpall Fluturojnë çmimet e banesave, rritje 41.7% në 6-mujorin e parë të vitit

Çmimet e banesave në 6 mujorin e parë të vitit i rrit me 41.7% në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, çmimet e pronave në periudhën janar-qershor u rritën me ritme më të shpejta në bregdet sesa në Tiranë. “Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, vlerëson Banka e Shqipërisë. “Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, vlerëson Banka e Shqipërisë. Po ashtu, në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritëm shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Blerja e pronave është mbështetur me rritje të kredisë për këtë gjashtëmujor të parë të vitit, por bankat kanë paralajmëruar ngadalësim të kredisë në tremujorin e tretë të vitit kjo për shkak edhe të kufizimeve në kredidhënie që ka vendosur Banka e Shqipërisë që hyn në fuqi në 1 korrik të këtij viti.

Lini një Përgjigje