Gjykata Themelore shpall Njëri i akuzuar dënohet me 2 vite burgim e tjetri me 1 vit për…

Gjykata Themelore shpall Njëri i akuzuar dënohet me 2 vite burgim e tjetri me 1 vit për…

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dy vite burgim Sabri Hamitin dhe me një vit burgim Ilir Hamitin, pasi u shpallën fajtorë për vrasje të rëndë në tentativë të kryer në tetor të vitit 2007. Shpallja e aktgjykimit u bë nga kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi, me anëtarë gjyqtarët: Agim Kuçi dhe Gent Beka, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas shpalljes, Sabri Hamiti u dënua me dy vite burgim, në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 20 tetori 2007 e deri më 13 shkurt 2008. Ndërkaq, Ilir Hamiti u dënua me një vit burgim, në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 20 tetor 2007 e deri më 13 shkurt 2008. Dy të akuzuarit u dënuan për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” në bashkëkryerje. Ndërkaq, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, me të cilën ngarkoheshin dy të akuzuarit, u refuzua akuza me arsyetimin se kjo vepër në kohën e kryerjes është e përfshirë në ligjin për amnistinë e armëve. Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike, ndërkaq palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi që aktgjykimi të pranohet me shkrim.

Lini një Përgjigje