PAMJET që po bëjnë xhiron e rrjetit! Melinda Ademi “tradhtohet” nga videoja në avion — barku i rrumbullakosur ndez dyshimet për shtatzëni 💍🤰

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është sërish në qendër të vëmendjes! Vetëm pak javë pas dasmës së saj luksoze me menaxherin Granit Muhaxheri, duket se një detaj i ri ka ndezur rrjetin dhe ka hapur diskutime të shumta mes fansave.

Në një video të publikuar së fundmi në Instastory, Melinda shihet në bord të një avioni, e veshur me stilin e saj karakteristik dhe me një pamje të kuruar deri në detaj. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është barku i saj lehtësisht i rrumbullakosur, që s’iu ka shpëtuar ndjekësve të vëmendshëm.

Teksa artistja shihet duke mbajtur dorën afër unazës së martesës me diamante, fansat kanë vënë re se ajo sikur përpiqet të fshehë barkun, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Pavarësisht zhurmës që kanë bërë pamjet, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar publikisht. Megjithatë, komentet në rrjete sociale janë të mbushura me urime dhe hamendësime, ndërsa shumë ndjekës janë tashmë të bindur se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së parë.

💬 “Ajo shkëlqen ndryshe!”, “Nuk ka më nevojë ta fshehë, barku flet vetë!” – janë vetëm disa nga komentet që po qarkullojnë në rrjet.

Lini një Përgjigje