Pikat kryesore
- Kështu tha për Gazetën Express zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu.
- Ai shtoi se Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin e PDK’së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re.
- ‘‘Është e kufizuar në tema të përcaktuara’’- Çfarë masash kërkoi SHBA për dëshminë e Wesley Clark?
string(96) “osmani-po-i-shikon-numrat-krasniqi-i-shkon-ne-takim-per-tia-perseritur-se-ska-shumice-per-qeveri” Osmani po i shikon numrat, Krasniqi i shkon në takim për t’ia përsëritur se s’ka shumicë për qeveri Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasditen e sotme është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Kështu tha për Gazetën Express zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu. Ai shtoi se Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin e PDK’së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re. Sipas PDK’së “çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”. “Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, ka thënë Abdullahu. ‘‘Është e kufizuar në tema të përcaktuara’’- Çfarë masash kërkoi SHBA për dëshminë e Wesley Clark? Shpërthen “Gripi i Shpezëve” në disa rajone në Itali, Kosova ndalon importin e kafsheve e shpezëve dhe produkteve të tyre nga ato zona Osmani po i shikon numrat, Krasniqi i shkon në takim për t’ia përsëritur se s’ka shumicë për qeveri Ramadani: Nëse VV s’ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës Plani i Kurtit që Konjufca të mandatohet, Osmani po i takon partitë, LDK konfirmon se Abdixhiku ka qenë te Presidentja Dy burra dalin në gjyq në Gjenevë për financimin e xhihadistëve kosovarë