Shpërthen “Gripi i Shpezëve” në disa rajone në Itali, Kosova ndalon importin e kafsheve e…

Shpërthen “Gripi i Shpezëve” në disa rajone në Itali, Kosova ndalon importin e kafsheve e…

Pikat kryesore

  • Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

string(131) “shperthen-gripi-i-shpezeve-ne-disa-rajone-ne-itali-kosova-ndalon-importin-e-kafsheve-e-shpezeve-dhe-produkteve-te-tyre-nga-ato-zona” Shpërthen “Gripi i Shpezëve” në disa rajone në Itali, Kosova ndalon importin e kafsheve e shpezëve dhe produkteve të tyre nga ato zona Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, në shtetin e Italisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në ferma komerciale dhe në shpezët e egra në Regjionin Emilia-Romagna dhe Lombardia të Shetit të Italisë. AUV bën të ditur se në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës: Ndalohet importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë, përveq nëse e kanë origjinën nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura. Siç njofton Agjencia, kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV). Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se do të vazhdojë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual. Shpërthen “Gripi i Shpezëve” në disa rajone në Itali, Kosova ndalon importin e kafsheve e shpezëve dhe produkteve të tyre nga ato zona Osmani po i shikon numrat, Krasniqi i shkon në takim për t’ia përsëritur se s’ka shumicë për qeveri Ramadani: Nëse VV s’ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës Plani i Kurtit që Konjufca të mandatohet, Osmani po i takon partitë, LDK konfirmon se Abdixhiku ka qenë te Presidentja Dy burra dalin në gjyq në Gjenevë për financimin e xhihadistëve kosovarë Mandatari i dytë, KDI: Presidentja të sqarojë formën përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend

Lini një Përgjigje