Operacioni ndaj Call Centerave, dalin para gjykatës 5 të arrestuarit! I zhvatën 30…

Operacioni ndaj Call Centerave, dalin para gjykatës 5 të arrestuarit! I zhvatën 30…

Pikat kryesore

  • Kanë dalë sot për tu njohur me masën e sigurisë 5 prej të arrestuarve të operacionit ku u goditën disa pika Call Centera që mashtronin qytetarët europiane.
  • Sipas dosjes hetimore alarmi është ngritur që në vitin 2024 nga autoritetet austriake ku janë mashtruar mijëra qytetarë me një dëm mbi 30 mln euro.
  • Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i fondeve është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar te pastrimit te parave.

Kanë dalë sot për tu njohur me masën e sigurisë 5 prej të arrestuarve të operacionit ku u goditën disa pika Call Centera që mashtronin qytetarët europiane. Sipas dosjes hetimore alarmi është ngritur që në vitin 2024 nga autoritetet austriake ku janë mashtruar mijëra qytetarë me një dëm mbi 30 mln euro. Pjesë nga dosja hetimore: Autoritetet austriake përmes informacionit të dërguar në datë 25.11.2024 informojnë se përgjegjësit e platformave online ALPHASCRYPTO, CAPITALMARKET24 dhe GOLDCAPITAL24, dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri m ë 30 korrik 2024. Nëpërmjet mashtrimit autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejte vetë ose për llogari te personave te tjerë, pasi te dëmtuarit për shkak të mashtrimeve dhe prezantimit tě te dhënave tě rreme kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash të cilat në total mendohet se mund të jetë më shumë se 30 milion euro. Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i fondeve është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar te pastrimit te parave. Ndërsa 8 milionë dollarë u kthyen në kriptovaluta “Nga ana e autoriteteve Austriake nëpërmjet Oficerit të kontaktit në datë 14.01.2023 jemi informuar se rrjeti i Call Centerave për të cilin po hetohet kishte lidhje me dy shtetas të cilët sipas lyre ishin përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Center. Sipas këtij informacioni këta ishin shtetasit Mateo Hoxha, i cili kishte përfituar në total 3.217.957,71 USD dhe shtetasi Tedi Agastra i cili kishte përfituar 4.811.154,08 USD”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Operacion me Austrinë për goditjen e call centerave/ Policia publikon pamjet, 10 të arrestuar, mbi 890 mijë euro të sekuestruara EMRAT/ Operacioni i Call Centerave në Tiranë, arrest me burg për 7 persona Operacioni kundër Call Center/ U sekuestruan mbi 800 mijë euro, pjesa më e madhe e 60 operatorëve janë shtetas të huaj

Lini një Përgjigje