Karakaçi: Qeveria do të subvencionojë transportin publik për rikthimin në normalitet të…

Karakaçi: Qeveria do të subvencionojë transportin publik për rikthimin në normalitet të…

Pikat kryesore

  • Në përfundim të takimit, përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Karakaçi njoftoi se qeveria do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët.
  • “Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve.
  • Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan në Tiranë, një tryezë me përfaqësues të shoqatave të transportit urban dhe interurban, ku në fokus ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të karburanteve. Gjatë takimit u diskutuan vështirësitë me të cilat po përballet sektori i transportit, ndërsa përfaqësuesit e operatorëve paraqitën shqetësimet mbi kostot e rritura dhe ndikimin e tyre në ofrimin e shërbimit për qytetarët. Në përfundim të takimit, përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Karakaçi njoftoi se qeveria do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët. “Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve. Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët. Bashkë për të kapërcyer çdo sfidë” shkruan Karakaçi./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut Borxhi publik zbret në 53 për qind/ Regjistron nivelin më të ulët në mbi një dekadë Borxhi publik në rënie/ Programi i reformave ekonomike, fokus konsolidimi fiskal

Lini një Përgjigje