Pikat kryesore
- Një i mitur është gjobitur, pasi i njëjti nuk i është ndalur patrullës policore dhe më pas ka shkaktuar një aksident trafiku në Ferizaj.
- Sipas njoftimit nga Policia e Ferizajt, ngjarja ka ndodhur më 5 janar 2026, në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku personi E.A.
- (17 vjeç), duke drejtuar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur patrullës së policisë.
Një i mitur është gjobitur, pasi i njëjti nuk i është ndalur patrullës policore dhe më pas ka shkaktuar një aksident trafiku në Ferizaj. Sipas njoftimit nga Policia e Ferizajt, ngjarja ka ndodhur më 5 janar 2026, në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku personi E.A. (17 vjeç), duke drejtuar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur patrullës së policisë. Tutje thuhet se ai ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën magjistrale, në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, pasi është përplasur me një automjet tjetër. Gjatë kontrollit policor është konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13 tetori 2024. “Për shkeljet e kryera, policia ka shqiptuar gjoba në vlerë totale prej 600 eurosh: 150 euro për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë, 250 euro për shkaktim të aksidentit dhe 200 euro për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar. Po ashtu, është iniciuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim. Në fund të njoftimit, Policia Rajonale e Ferizajt, ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 12:10 Papa Leon i XIV thërret 245 kardinalë nga e gjithë bota për një takim historik në Vatikan 01/07/2026 12:06 Reduktime me furnizim me ujë të pijshëm edhe në Drenas, në dispozicion vihen Autobotet 01/07/2026 12:05 Takimet Kosovë – Serbi në Solothurn, gazeta “NZZ” e saktëson shkrimin, Bislimi e Gjuriq pjesëmarrës në to, por s’u takuan direkt