Pikat kryesore
- Gjashtë persona e kanë humbur jetën në Evropa nga moti i ligë.
- Siç raporton The Guardian, pesë persona kanë vdekur dhe 15 janë lënduar në aksidente në Francë.
- Kurse, një tjetër ka vdekur në Sarajevë pasi një degë peme e mbuluar me borë e zuri përfundi.
Gjashtë persona e kanë humbur jetën në Evropa nga moti i ligë. Siç raporton The Guardian, pesë persona kanë vdekur dhe 15 janë lënduar në aksidente në Francë. Kurse, një tjetër ka vdekur në Sarajevë pasi një degë peme e mbuluar me borë e zuri përfundi. Po ashtu, për shkak të motit të ftoftë janë anuluar shumë fluturime nga dy aeroporte të Parisit dhe nga aeroporti i Amsterdamit. Në Britani temperaturat gjatë natës kanë rënë në -12 gradë, ndërsa në jug dhe lindje të Gjermanisë të martën temperaturat kanë qenë deri në -10 gradë. Kurse, temperaturat në zonat e ulëta të Italisë veriore kanë rënë nën zero. Tutje, gazeta e njohur britanike raporton se reshje të dendura dëbore dhe shiu kanë përfshirë vendet e Ballkanit, duke fryrë lumenjtë dhe duke shkaktuar probleme në trafik dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë. “Në Serbi, disa autoritete lokale në perëndim të vendit prezantuan masa emergjente për shkak të motit të keq, ndërsa i paralajmëruan shoferët të kenë kujdes pasi shumë prej tyre do të nisen drejt qendrave të skijimit ose diku tjetër për Krishtlindjet Ortodokse të mërkurën dhe fundjavën e ardhshme.” Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 12:10 Papa Leon i XIV thërret 245 kardinalë nga e gjithë bota për një takim historik në Vatikan 01/07/2026 12:06 Reduktime me furnizim me ujë të pijshëm edhe në Drenas, në dispozicion vihen Autobotet 01/07/2026 12:05 Takimet Kosovë – Serbi në Solothurn, gazeta “NZZ” e saktëson shkrimin, Bislimi e Gjuriq pjesëmarrës në to, por s’u takuan direkt