Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të…

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të…

Pikat kryesore

  • Flavia Zaka, nga Kanadaja, mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj, Cem Özdemir, si kryeministër i ri.
  • Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane jo vetëm për rezultatet politike të të shoqit, por edhe për origjinën dhe karrierën e saj.
  • Dasma e mbajtur dy javë para zgjedhjeve në Tübingen e solli menjëherë Flavia Zakën në qendër të vëmendjes, me fotot e saj krah Özdemirit që u shpërndanë gjerësisht në rrjet.

Flavia Zaka, nga Kanadaja, mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj, Cem Özdemir, si kryeministër i ri. Në rast se ai zgjidhet. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane jo vetëm për rezultatet politike të të shoqit, por edhe për origjinën dhe karrierën e saj. Dasma e mbajtur dy javë para zgjedhjeve në Tübingen e solli menjëherë Flavia Zakën në qendër të vëmendjes, me fotot e saj krah Özdemirit që u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Edhe në ballon e shtypit të zhvilluar në nëntor në Stuttgart, ajo u shfaq në krah të partnerit të saj, duke tërhequr interesin e fotografëve. Flavia Zaka ka një histori të veçantë: e lindur në Shqipëri, ajo emigroi në Kanada me familjen në moshën 12-vjeçare. Atje ndërtoi një karrierë si avokate në fushën e mjedisit dhe të drejtave të njeriut, duke punuar si për qeverinë kanadeze, ashtu edhe për organizata joqeveritare. Angazhimi i saj shoqëror është i hershëm, pasi ka drejtuar projekte kundër trafikimit të njerëzve në Ontario, ka dhënë mësime të yoga-s si vullnetare në një repart psikiatrik dhe ka ndihmuar studentët e drejtësisë në konkurse ndërkombëtare. Sipas mediave gjermane , njohja me Cem Özdemirin ndodhi rastësisht në një festë në Stuttgart, ku të dy u takuan për herë të parë. Hapi për të lënë Kanadanë, vendin e punës dhe familjen, nuk ishte i lehtë. Prej vitit 2025 ata jetojnë së bashku në këtë qytet. Flavia Zaka ka shprehur dashurinë për kulturën gjermane, gjuhën dhe letërsinë, veçanërisht poezinë e Rilkes. Edhe pse nuk ka zbuluar ende se si do ta formësonte rolin e saj si Zonja e Parë , Flavia Zaka ka theksuar se është një person i hapur dhe i gatshëm për angazhim shoqëror. “Është një dhuratë të mund të japësh diçka më tej,” ka thënë ajo, duke nënvizuar se do të vazhdojë të kontribuojë pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve. Nëse Cem Özdemir merr drejtimin e Baden-Württembergut, Flavia Zaka pritet të gjejë mënyrën e saj për të qenë pjesë e jetës publike, duke sjellë një histori emigrimi, karriere ndërkombëtare dhe angazhimi shoqëror që e bën figurën e saj edhe më interesante për publikun gjerman.

Lini një Përgjigje